Një seri termetesh, më i fuqishmi 5.6 ballësh, dridhën qarkun Datça në provincën Mugla, ka njoftuar Agjencia për Katastrofa e Turqisë.
Tërmeti goditi rajonin e mesdhetar të Turqisë të martën herët.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e qarkut Datça në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Muğla, në orën 02 e 22 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale (23:22 sipas kohës të Evropës Qendrore).
Epiqendra u regjistrua 5.8 kilometra nën sipërfaqe.
Nuk raportohet për viktima, raporton Anadolu Agency përcjell Klan Kosova.
Agjencia shtoi më vonë se një total prej gjashtë tërmeteve me magnitudë nga 4.1 deri në 5.6 ndodhën në Mesdhe të martën.
Discussion about this post