Gazetari i njohur, Adi Krasta, i cili ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka publikuar një kërcënim që ka marrë nga një shqiptar që jeton në SHBA.
Krasta e publikoi kërcënimin në emisionin “A-Show” që ai moderon në Syri TV, ku zbulon dhe identitetin e personit në fjalë.
Arsyeja e kërcënimit ndaj gazetarit të mirënjohur duket se ka qenë reagimi i tij shumë i ashpër pas shembjes së pabesë në mënyrë skuthërore të godinës së Teatrit mëngjesin e 17 majit.
Krasta iu drejtua me një kërkesë edhe ambasadorës së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me këtë kërcënim.
Ai tha:
Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…
Discussion about this post