Donika Gërvalla, anëtare e LDK-së dhe vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla, ka thënë në llogarinë e saj në Facebook se presidenti Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje dhe atë menjëherë, njofton Insajderi.
Komentet e saj janë bërë pas lajmit njoftimit se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Hashim Thaçi duhet SOT të japë dorëheqje. Çdo minutë vonesë e dëmton edhe më shumë Kosovën e dërrmuar në arenën ndërkombëtare”, shkruan ajo.
Discussion about this post