Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë Qeverisë Hoti.
“Liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë qeverisë Hoti”, thotë ai.
Ndërsa, ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe se LDK nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë ndërrimin e territoreve.
Kurse, duke folur për formimin e Qeverisë Hoti, Selmanaj, në T7 ka thënë se kanë menduar se do t’i kenë 64 vota.
“Ne kemi menduar se do të kemi 64 vota për Qeverinë e re. Aty në sallë e morrëm vesh që deputeti i Nismës ishte vizituar në orët e vona”, tregon ai./Insajderi.org
Discussion about this post