Policia e Kosovës në Prizren, saktësisht dy prej tyre e kanë shpëtuar një qytetar, teksa kishte rënë në lum.
Qytetari kishte rënë në lum, në pjesën që njihet me emrin “Udha e mullirit”, në Prizren.
Zyrtarët policorë siç shihet edhe në fotografi të siguruara nga Gazeta Nacionale, e kanë shpëtuar qytetarin nga mbytja në lum. Madje në raportin e Policisë thuhet se qytetari kishte tentuar të vetëvritej.
Në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës ishte raportuar për këtë rast.
“Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.