Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Europën Juglindore, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) pritet të fillojë kërkimin e arit në fshatin Slivovë që ndodhet jo larg Prishtinës.
Sipas kompanisë, dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640.000 ton. Kompania britanike ka kohë që e ka fituar projektin e quajtur
“Projekti i Arit Slivova” dhe ka plot shtatë vite që mirret me këtë projekt. Zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.
“Western Tethyan Resources Ltd (“Kompania” ose “ëTR”) ka kënaqësinë të njoftojë publikun se ka përfunduar vlerësimin e biznesit për projektin hulumtues dhe minerar të arit Slivova në Kosovë dhe është në pritje të kompletimit të marrëveshjes definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd. Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve. Në nivelin konceptual të përllogaritjes, projekti ka demonstruar shpenzime kapitale të ulëta, shpenzime mesatare të operimit si dhe NPV dhe IRR atraktive. Si rezultat i studimit pozitiv konceptual, ëTR menjëherë ka filluar studimin e Vlerësimit Preliminar Ekonomik (VPE). Konsulentë me bazë në Londër” thuhet në njoftim./Indeksonline/