Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Eduard Bujupi, 19-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i riu ka ndërruar jetë në spital, ku edhe është konstatuar vdekja nga stafi mjekësor.
Ndryshe shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga Policia.
Organet e hetuesisë kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.