Xhumadije Ibrahimi, Gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut, është aksidentuar pasditen e sotme nga një makinë në pranë selisë së këtij televizioni.
Mediat atje shkruajnë se, pasditen e sotme në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë.
Menjëherë gazetarja është dërguar në Spitalin e Tetovës ku i janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme.
Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë. Ekipi i Sekretariati të Punëve të Brendshme dhe prokurori kujdestar dolën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rastin.
Discussion about this post