Futbollisti i KF Gjakove, Elirion Shabanaj, ka vdekur sot në moshën 17-vjeçare.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga klubi i futbollit ku Shabanaj ishte i angazhuar, shkruan Reporteri.net.
Nga klubi ai përshkruhet si djalë i disiplinuar dhe futbollist shumë i talentuar.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ngushllime familjes Shabanaj
K.F Gjakova
Discussion about this post