Policia e Kosovës ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik, për qytetarin i cili ka qarkulluar me një mjet motorik (traktor) në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti.
I njëjti, ka rezultuar se nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve. Nën përcjelljen e Policisë, vozitësi është larguar nga trafiku.
Njoftimi i plotë:
Ngasja e traktorit në autostradë
Njësia për Kontroll të Autostradave pas pranimit të informatës nga qytetarët se në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke qarkulluar një mjet motorik (traktor), i cili sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti (traktor) me ç’rast ka rezultuar se drejtuesi nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve ku i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e Policisë është larguar nga trafiku.
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Ndryshe, sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor mjeti motorik (traktor) e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë.