Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur rreth kalkulimeve për postin e presidentit, ka theksuar se këto çështje i ka diskutuar edhe me presidentin aktual Hashim Thaçi, duke shtuar se me presidentin edhe pi kafe pothuaj përditë, shkruan Syri.net Kosova.
Ai ka theksuar se oferta e AAK-së është që të bisedohet për postin e presidentit, duke shtuar se ai institucion i takon AAK-së.
Sipas Haradinajt, pasi që LDK-ja e ka postin e kryeministrit dhe të kryeparlamentares, AAK-së, duhet t’i takoj posti i presidentit.
Derisa sipas tij, nëse LDK-ja insiston në futjen e PDK-së, Haradinaj ka theksuar se e vetmja zgjidhje është vazhdimi i koalicionit ose vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Discussion about this post