Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur para gazetarëve në Bled të Sllovenisë.
Atje ka treguar detaje të bisedës me kancelaren Angela Merkel, takimin me Lajçak dhe tema tjera.
“Ka kohë që s’kemi pasur bisedë të tillë një me një, kur them ka kohë mendoj në disa muaj, pra bisedë personale apo telefonike, biseda u koncentrua para së gjithash për Kosovën e Metohinë dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së”
“Më inkurajoi para rrugës për Washington dhe Bruksel dhe tani me këtë energji dhe mbështetje që kam nga populli dhe kjo bisedë me Merkel, me një qëndrim edhe më të fortë udhëtojë në këto dy vende të rëndësishme në Washington dhe Bruksel” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka folur edhe për takimin me Lajçak në Bled duke thënë se Serbia pret që të implementohet marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se e respekton Lajcakun që po flet për normalizim marrëdhëniesh. Sic dihet BE nuk kërkon njohje reciproke në bisedimet Kosovë – Serbi.
“ Ky normalizim i marrëdhënieve edhe juridikisht edhe politikisht është diçka tjetër në krahasim me atë se për çfarë flet Prishtina dhe disa tjerë”
Vuciq ka shpjeguar se telefonatën me Merkel e ka zhvilluar me kërkesë të tij dhe se kjo po ndodhë për të dytën herë.
“Unë rrallë e shfrytëzoj këtë mundësi dhe kancelarja gjermane nganjëherë ma zë për të madhe më thotë “pse nuk po thërret më shpesh? Gjithmonë jam gati të bisedojmë” ka thënë Vuçiq.
Discussion about this post