Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar sanskione “shkatërruese” kundër Rusisë pasi kjo e fundit nisi pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës.
Me anë të një postimi në Facebook, Biden ka thënë se SHBA-të qëndrojnë me “popullin e guximshëm të Ukrainës”, shkruan lajmi.net.
Postimi i Biden:
Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7-ës për sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës.
Discussion about this post