Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces mos të anashkalohet BE-ja, ngase sipas tij kjo e fundit ka prodhuar shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje, Ben Meir ka thënë se SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme se përderisa Kosova dhe Serbia synojnë integrimet evropiane, asnjë proces i normalizimit nuk mund të shkojë pa involvimin direkt të BE-së në negociata.
“Pasi që një takim i njëjtë dështoi për shkak të aktakuzës së Speciales ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pas gati një dekade përpjekjeje të Evropës për normalizimin e raporteve mes dy shtyeteve, tani SHBA-të kanë lëvizur. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që mos të injorohet BE-ja në këtë proces, sepse ata deri tani kanë prodhuar disa marrëveshje mes dy shteteve. Pasë parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-të duhet të kuptojnë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar ai.
Ndryshe, media gjatë ditës së djeshme ka raportuar se ka pak gjasa që në takimin e 4 shtatorit të jetë i pranishëm edhe presidenti Trump.
Një burim brenda Këshillit Kombëtar të Sigurisë i ka thënë lajmi.net se nuk ka takim me Trump për lajmërimin e pjesëmarrjes së tij më 4 shtator.
Discussion about this post