Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur për luftën në Ukrainë. Thotë se plani i Rusisë për pushtimin e shpejtë të Ukrainës, ka dështuar.
“Kjo po shihet në nervozizmin e Putinit që shkarkoi gjeneralët rusë tash, dhe shkarkoi lidershipin në inteligjencën nacionale por edhe në inteligjencën ushtarake dhe ndërmori masa të tjera mu për shkak të dështimit”, tha Ibishi në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Nëse merret kjo maksimal sa kishte me qenë pushtimi i Ukrainës sipas doktrinës ruse do të ishte dy javë ditë. Ne po hymë në javën e tretë dhe ai ka s’mund ende t’i zotërojë pikat strategjike, sidomos Kievin. Kievi është pika më e rëndësishme”, theksoi Ibishi.
“Nuk po e zotëron as njërin prej aeroporteve e mos të them se kjo pjesa që ka qenë proruse e Donbasit dhe Krimea nga pjesa juglindore”, tha ai.
“Doktrina ruse nënkupton vetëm shkatërrimin nga ajri të infrastrukturës, neutralizimit të radarëve, shkatërrimit të caqeve…e ka përdorur krejt arsenalin por nuk ia doli për arsye se kundërvënia ishte e madhe”, shpjegoi Ibishi.
“Rusia e ka mbivlerësuar vetën. Ka menduar se brenda tre deri në pesë ditë do t’i zotërojë këto strategjitë e caqeve të pushtimit. Ajo fillon me ra tash. U stërlodh në kohën e manovrave ushtarake. I ka pasur non-stop ushtarët të aktivizuar”, shtoi Ibishi.
Discussion about this post