Dekani i farmakologëve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike, Silvio Garattini deklaroi se një dozë vaksine mund të kushtojë deri në një mijë euro, një shifër e papërballueshme për shumë vende.
Ai shprehet se Europa duhet të udhëheqë rrugën për qasje të barabartë në vaksinën antiCovid.
“Kur të jetë gati vaksina, kostot mund të jenë shumë të larta dhe se shumë nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kanë marrë subvencione publike dhe nga fondacione private. Qeveritë evropiane duhet të punojnë me vendet ku po testohen vaksina. Vaksina duhet të jetë një e mirë e të gjithëve”, tha Garattini.
Discussion about this post