Kandidatja për deputete e PDK-së, Eliza Hoxha e ka thumbuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani pas vizitës në veri.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka ironizuar pas tensioneve që ndodhen atje.“Ciu, ciu….fry’n VERIU”, ka shkruar Hoxha.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi i serbëve lokalë.
Nga partia e Kurtit u mohua një gjë e tillë, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.
Discussion about this post