Mediat kanë publikuar fotografi nga vetaksidenti që ka shkaktuar në kryeqytet, këngëtari i njohur kosovar Ermal Fejzullahu.
Sipas pamjeve të publikuara, shihet që vetura e tij e tipit ‘Range Rover’, ka goditur shtyllën e semaforit. E në vendngjarje po qëndron edhe policia.
Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nga vetaksidenti nuk ka pësuar lëndime askush.
“Para 30 minutave ka nodhur një vetaksident tek udhëkryeqi i menses së studenteve në Prishtinë. Në vetaksident është e përfshirë një veturë dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka dalë në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Gazetën Sinjali. /
Discussion about this post