Analisti politik Faton Abdullahu ka analizuar zhvillimet politike në vendin tonë në RTK.
Ai ka deklaruar se administrata Trump është në fakt Washingtoni zyrtar e jo mbështetëse e ndonjë partie apo partisë tjetër.
Abdullahu ka denoncuar edhe përçarjet politike mes partive në vend në prag të këtij dialogu.
“E kam vështirë ta spjegojë se pse kah qëndron prirja për të mos u bërë bashkë. Edhe pse ka të bëj me çështej ekonomike (dialogu) ato janë shumë të rëndësishme. Për aq sa nuk jemi unikë, përfiton Serbia e jo ne.” – ka thënë ai, përcjell Periskopi.
“E mira është të shohim se kush do të jetë në Washington në katër vitet e ardhshme. Kur e kemi të qartë se kush është, Trump apo Biden, atëherë do ta kemi më të qartë se çfarë do të bëjmë që të koordinohemi me ShBA-të. As Zoti e as Amerika nuk na don nëse nuk jemi unikë” – ka shtuar ai.
Discussion about this post