Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit duke arritur rreth 48 për qind të votave nga rezultatet preliminare.
Por, zyrtarë të VV-së thonë se ende nuk është diskutuar për formimin e qeverisë dhe çështjen e presidentit.
Arlind Manxhuka nga zyra për medie nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për formimin e qeverisë janë ende në pritje të certifikimit të rezultateve.
Në një prononcim për “Gazeta Blic”, Manxhuka u shpreh se kur kjo të ndodh ata do të ulën dhe do të diskutojnë për formimin e Qeverisë dhe çështjen e Presidentit, përcjell Gazeta Blic.
“Jemi ende në pritje të certifikimit të rezultateve. Kur kjo të ndodh atëherë ulemi dhe diskujtojmë”, tha Manxhuka.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje duke fituar 47.85%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 %, ndërsa e treta doli Lidhja Demokratike e Kosovës me vetëm 13.08 %./Gazeta Blic
Discussion about this post