Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një mesazhi në Twitter ka thënë se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem, por duke mos përmendur asgjë më shumë rreth njohjes së pavarësisë apo notën verbale përmes të cilës një shtet pranon shtetin tjetër si të pavarur.
Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të jetë shteti i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem, pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, ka thënë Benjamin Netanyahu.
E për këtë ka folur edhe Gilad Erdan, ambasador i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, me anë të një video-mesazhi në Twitter, ka thënë se vendosja e raporteve diplomatike me Kosovën, është nja arritje mbresëlënëse.
“Vendosja e marrëdhënieve me Kosovën është një arritje mbresëlënëse dhe së shpejti do të çojë në më shumë vende myslimane që zgjedhin paqen me Izraelin dhe do të lënë të izoluar palestinezët refuzues”, ka shkruajtur Erdan/gazetameto.net
שבוע טוב!
אני מברך על ההסכם עם קוסובו שתהיה המדינה המוסלמית הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים. סרביה תהיה המדינה הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים – בהמשך לפריצת הדרך ההיסטורית עם איחוד האמירויות. pic.twitter.com/gg3BFaZIYe
— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) September 5, 2020
Discussion about this post