Dy fëmijët e moshës 10 vjeçare, Diar dhe Deni Kelmendi, nxënës të shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” nga Peja që u raportuan se kanë humbur, janë gjetur shëndosh e mirë.
Lajmin tek ‘RADIO 1’ në emisionin ‘N’Qendër’ e ka konfirmuar nëna e tyre, Ardiana Kelmendi e cila ka falënderuar të gjithë personat që u mobilizuan dhe mediat.
Fëmijët pas përfundimit të mësimit dhe daljes nga shkolla nuk ishin kthyer në shtëpi.