Ish-ministri dhe sekretar për marrëdhënie me publikun, Endrit Shala ka ripërsëritur deklaratën e liderit të tij, Fatmir Limaj, rreth një bashkimi të përbashkët demokratik.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit.
“Në krye të shtetit janë ata që e kanë mohuar flamurin, stemën, ata që kanë thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri, ata që po vazhdojnë të mohojnë e baltosin çdo gjë që është arritur…”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate – Fronti i Përbashkët Demokratik !
Pse i nevojitet Kosovës ky Front ?
Nga 14 shkurti Kosova e ka marrë një drejtim pa krye, duke u ndikuar nga njerëz të pa dëshmuar, me premtime boshe, shpifje e mashtrime, që për mision kanë mohimin e shtetit të Kosovës dhe çdo gjeje që është bërë në këtë vend në kohë lirie e shtetndërtimi.
Në krye të shtetit janë ata që e kanë mohuar flamurin, stemën, ata që kanë thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri, ata që po vazhdojnë të mohojnë e baltosin çdo gjë që është arritur para se ata të vijnë në krye të shtetit, që fatkeqësisht janë pa vizion, pa vullnet pozitiv, e pa ndonjë të kaluar pozitive që lidhet me vendin tonë.
#PërFrontinDemokratik
Discussion about this post