Dje u përurua rruga e re Deçan-Plavë, ku në prerjen e shiritit morën pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, zv.kryeministri Besnik Tahiri dhe kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ndaj fotos ku shihet veç “burrat e shtetit” duke prerë shirin dhe asnjë grua, ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka hedhur akuza ndaj pushtetarëve duke i quajtur ‘burrat e zi’, pasi në përurimet e rrugëve ata nuk po marrin gratë, siç thotë ajo për të prerë shirita.
Postimi i saj:
Burrat e zi plot fodullek gati me u perzhdredh duke bere gare për ta kapur një cope shirit.
Ta merr mendja prej xhepit te tyre e kane shtru ate asfallt.
Mos harroni se gjysma e taksapaguesve ne Kosovë janë gra.
Urime rrugën e re Deçan-Plavë!
Discussion about this post