Në intervistë për emisionin DIREKT në ATV, deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur pë qëndrimin e saj ndaj pretendentës për Presidente, Vjosa Osmani.
Musliu, theksoi edhe nëse e gjithë partia në të cilën ajo është anëtare do ta votonte atë, ajo tha se personalisht do të ishte kundër votimit, të Vjosa Osmanit për Presidente.
Për këtë deputetja, Musliu ka disa arsye.
“Jam kundër qasjes politike të Vjosa Osmanit gjatë 10 vjetëve të fundit. Për shkak se veprimet e saj euforike dhe gjuhës dinigruese, gjatë mandatit që ishte kryetare e Kuvendit, pa përfshirë rolin e saj si nënë, grua dhe politikane, sepse ka shumë gjëra që i vlerësoj te Vjosa Osmani.
Mirëpo këto janë argumente të mjaftueshme për këtë bindje time që mos t’i jap votën timë Vjosa Osmanit.
Osmani nuk është person unifikues, nuk përfaqëson unitetin në Kosovë.”
Discussion about this post