Kandidati për deputet nga LDK, Shefki Gashi, thotë se qeveri më të mirë se e Avdullah Hotit në vitet e fundit, nuk ka pasë ‘dhe nuk ka me pasë’.
Ai thotë se LDK, nuk iu beson sondazheve të porositura. Ai i tha autorit të Frontal, se ‘LDK do të jetë e furishme në këto zgjedhje’.
“Sondazhet janë gjithmonë të porositura. Nëse më lejohet të them, edhe këto sondazhet bëhen prej partive politike. Si subjekt politik iu besojmë vetëm organizatave të pavarura dhe kemi dalë shumë më pozitiv. Kush të tretët, jo, jo…Jemi shumë furishëm”, ka thënë Gashi.
Discussion about this post