Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar për media pak para se të fillojë seanca për votimin e Qeverisë së re, shkruan Indeksonline.
“Pas pak megjithëse ne nuk kemi material se për cka është thirr kjo seancë, kemi dyshime te shumta lidhur me legjitimitetin e dekretit të u.d presidentit. Sepse kemi një person që është dekretuar të jetë i pari i vendit ndërkohë kemi një qeveri që është rrëzuar. Personi i cili është dekretuar, është me precedent penal”, u shpreh ai.
Tutje Gashi tha se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti.
Discussion about this post