Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur për besimin e qytetarëve ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në rrugë nuk po gjen njerëz që thonë se do ta votojnë përsëri LVV-në.
“Spo gjej më njerëz që thonë se do ta votoj Vetëvendosjen. Më herët i takoja nëpër rrugë e më thonin se do ta votonin VV-në”, tha ai në T7.
Më tutje Gashi foli edhe për sondazhet që krijohen dhe realizohet për partitë politike.
Gashi tha se sondazhet që e vendosin si të parën LVV-në me epërsi të madhe ndaj partive tjera janë të pasakta.