Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar sot me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari. Ai tha se ata që vodhën paratë e dedikuara për armatimin e Prekazit, sot i thurin lavde komandantit Adem Jasharit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi tha se institucionet e Kosovës e njohin personin që i ka vjedhur këto para, por, që kurrë nuk e kanë thirrur të jap përgjegjësi.
“Nëse s’e dini, pak vëmendje te kjo pjesë e raportit që Qeveria në Ekzil e kishte hartu pas Iufte, për t’i arsyetu shpenzimet e qindra milionëve të Fondit të Republikës së Kosovës, që njihej si “Fondi 3 %”:
“Më datë 23.07.1998 i janë akorduar Njësisë së Prekazit 230,000 DM. Këto para, sipas informatës së Ministrisë, nuk kanë arritur në destinacion, kurse ndërmjetësuesi akoma nuk i ka kthyer””, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se kjo është hajni më e pështirë.
“Kjo është hajnia më e pështirë, nga shumë hajni tjera për të cilat flet raporti. E, hajnat, edhe sot thurin epitete për Adem Jasharin e Prekazin”, ka shkruar gazetari.
Postimi i plotë i Krasniqit: