|Gazmend Sylës po i duket se Vjosa Osmani nuk po e njeh sa duhet kontributin e UCK-së për çlirimin e Kosovës. Mendon se kjo është turpëruese për kryetaren e Kuvendit.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, është ndarë i pakënaqur me fjalimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani në ditën e çlirimit të Kosovës, njofton Insajderi.
Sylës i është dukur se Osmani nuk po e vlerëson dhe përmend sa duhet kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në lirinë e vendit.
“Çlirimi i Kosovës nuk ka filluar me angazhimin tuaj në UNMIK. Shumë beteja e luftime, shumë gjakderdhje e sakrifica kishte deri te çlirimi”, ka shkruar Syla, duke dashur t’ia kujtojë Osmanit kohën kur ajo ka punuar në UNMIK, mision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
“Turp të kesh zonja Osmani!”, shkruan Syla në llogarinë e tij në Facebook./
Discussion about this post