Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj ka folur pas deklaratës së Grenellit i cili ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, që kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar.
Gecaj thotë se emisarit Grenell nuk i është dashtur shumë kohë për ta ka kuptuar që disa individë vetëm dinë të ankohen dhe s’kanë dhënë asnjë kontribut substancial.
Postimi i plotë:
Thënje epike e Richard Grenell: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! (“We need politicians who do more than just complain”!)
Nuk i është dashtë shumë kohë kshilltarit të liderit më të fuqishëm në botë të kuptoi se disa individë tek ne tërë ngritjen e tyre e kanë në ankesa dhe në popullizëm, pa asnjë kontribut substancial. Madje edhe atëherë kur u ipet rasti, tërhiqen si strucat nga frika e përgjegjësisë!
Discussion about this post