Policia e Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 07:30 se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është i vdekur.
Sipas policisë, nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.
Vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .
“Vëmendje, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij”- ka thënë Policia e Kosovës.