Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shabani Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje, shkruan Gazeta Metro.
Hamza është babai i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.
Për t’ju njohur më mire për jetën e heroit kosovar Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:
- Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.
- Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.
- Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastaj ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kthye prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”, trasnmeton Gazeta Metro.
- I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.
- Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi dhe Besarta.
- Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe./gazetametro.net
Discussion about this post