Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka qenë i ashpër me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, duke thënë se ai dhe partia e tij ka qenë kundër UÇK’së dhe 90% të dikursit e ka kundër Thaçit, shkruan Gazeta Metro.
“Nisma dhe Limaj ka pasur diskurs anti-Thaç, në 90% të deklarimeve të tyre”, ka thënë Gjoshi për Frontal.
“Është i pasinqertë deklarimi i Fatmir Limajt dhe Nisma si të tillë janë jo relevantë”, tha tutje Gjoshi.
Ai tutje ka thënë se PDK nuk i ka borxh askujt dhe as Fatmir Limajt dhe as Haradinajt por se ata na kanë borxh mbetur borxh PDK’së.
“Ne kemi shumë udhëheqës të Fatmir Limës në luftë, ne kemi komandant të zonave e drejtues shumë më të lartë se ai. Ai është politikan e njohim të gjithë. PDK si ka mbetur borxh askujt, as Haradinaj as Zoti Limaj, ata i kanë mbetur borxh PDK-së”, tha ai./gazetametro.net
Discussion about this post