Kandidati për deputet nga VV, Glauk Konjufca tha se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin, teksa shtoi që Gjykata Kushtetuese nuk është zot në këtë vend, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu tha se vendimi i KQZ-së për ta hequr Kurtin ka qenë një prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës.
“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndërruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi çka me ba”, ka thënë Konjufca në Kanal10.
Ai tutje u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk është Zot në këtë vend dhe se e njëjta i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor.
“Gjykata kushtetuese nuk është Zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, shtoi Konjufca./Indeksonline/
Discussion about this post