Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se kjo heshtje e krerëve të shtetit karshi garancës që po kërkohet për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së nga Haga po e lë përshtypjen jo të mirë.
Sipas Goranit kjo mund të interpretohet edhe sikur ata nuk po besojnë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit.
‘’Heshtja kaq e gjatë e krerëve të shtetit, ta jep përshtypjen që ata janë në anën e kundërt’’, theksoi ai në Rubikon.
“Në gjykatë ndodhen ish krerët e këtij shteti të cilëve u është jepur disa herë besimi që të udhëheqin me institucionet e shtetit tonë, prandaj pafajësia e tyre duhet të prezumohet deri te gjykimi i tyre. Deri te gjykimi ata konsiderohen si të pafajshëm, prandaj shteti jonë duhet ta kuptojë se ata e kanë të drejtën që të mbrohen në liri, ndërsa heshtja e shtetit tonë në ditën e katërt ose të pestë është helmuese”.
Tutje Gorani thotë se kjo qeveri po lë përshtypje edhe se është veç e elektoratit të Vetëvendosjes./PERISKOPI/
Discussion about this post