Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ashpër ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Grenell ka shkruar se një gjë është e sigurt, se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka shkruar në Twitter se Kurti ishte edhe kundër dy presidentëve dikur të SHBA’ve, Barack Obama dhe George W. Bush.
Kjo deklaratë e Grenellit vjen pasi Kurti tha se porsa të vjen në Qeveri nuk do ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisni që Albin Kurti të jetë kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obama’s, si dhe ato të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë; vendet e punës e bëjnë“, ka shkruar Grenell në Twitter, transmeton Gazeta Metro.
Kjo kundërpërgjigje e Grenell ka ardhur si pasojë që Kurti deklaroi se nuk do ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se me 4 shtator Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike nën garancë të plotë të presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.
Discussion about this post