Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka ironizuar me bisedimet e fundit në Uashington dhe Bruksel, si dhe marrëveshjen Kosovës-Serbi për normalizim ekonomik.
Abazi ka thënë se njohja dhe Republika u largua nga teksti i marrëveshjes sepse ishte planifikuar ndarja e Kosovës, me siç ka thënë ai “thikat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington.
Sipas tij, moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thikave, shkruan Reporteri.
Postimi i plotë:
We are not problematic guys 🙂
Njohja dhe Republika u largua nga teksti sepse ishte planifikuar për Kosovën e ndarë me “thikat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington. Nuk duhet hequr e me lujtë lojën e të dehurit, sikur nuk ndodhi asnje gjë, e kthyen në gjysëm të rrugës, e qartë, po të mos ishte Thaçi tek ura e Mitrovicës në Qershor të vitit 1999 sot veriu i Kosovës do të ishte pjesë funksionale e republikës, edhe plot gjëra tjera do shkonin ndryshe; moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thikave, edhe pse Ujmanit i kanë hyrë brisk e Republikës ja kanë vendosur edhe dy tre fusnota të reja. Kaq e ka Koti. Po me rëndësi është ëndrra e Hutave tjerë për Miljardat në minischengen .
Kostoja e të qenurit kundër demokracisë e vullnetit qytetarë është shumë e madhe!
As ndarje e as zajednicë.
Discussion about this post