Haki Abazi nga Vetëvendosje ka thënë se në Washington varfërohet Kosova dhe në Bruksel, Serbia e ngrit pazarin politik, transmeton Klan Kosova.
“Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr kontrollin ndaj Trepçes dhe Ujmanit, e falimenton në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja dhe Kosova varet nga qëndrimi i Serbisë dhe në fund marrëveshja e dërgon Veselin në Hagë me automatizëm”.
“Amerika dhe Amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik”.
“Në Washington varfërohet Kosova dhe në Bruksel Serbia e ngrit pazarin politik. Kjo qeveri dhe keta njerëz janë shumë të rrezikshëm për shtetin dhe të ardhmën e qytetarëve”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Discussion about this post