Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai ka të drejtë të kërkojë pozitën e Presidentit, sepse ‘ka marrë vota sa të tjerët, përjashtuar Albin Kurtin”.
“Albin Kurti ka marrë shumë vota, Vjosa Osmani ka marrë shumë vota, Thaci ka marrë shumë vota, Veseli ka marrë shumë vota, por edhe unë jam një prej më të votuarve në vend. Kurti ka të drejtë me thënë unë Ramush kam marrë më shumë vota edhe po du me u bë president, unë nuk e di cili prej këtyre mbetet, nuk e di kush mbetet me më shumë votë se unë, hic Kurtin që është në tavolinë të marrjes së përgjegjësive”, ka thënë Haradinaj.
“Ne nuk e kemi hedhë në pikëpyetje besnikërinë tonë ndaj këtij koalicioni deri në zgjedhjen e presidentit, nëse nuk zgjedhet presidenti për fajin e LDK-së, AAK-,së PDK-së, VV-së, sepse shkojmë në zgjedhje. Unë kam dhënë një ofertë, me i marrë përgjegjësitë për president. Kur s’po je në tavolinë të parë, po është vështirë me ndiku në vendim-marrjen e Kosovës. Është ma leht për Aleancën me qenë jasht qeverisë, nëse dikush na garanton se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Jam mandatu prej Aleancës që me negociu pozicionin e Presidentit. Nëse Kosova goditet nga Gjykata Speciale, mendoj se mund të jem një faktor i qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndër-institucional në sfidat që presin vendit”, ka thënë ai.
Discussion about this post