Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e tij për propozimin franko-gjerman i cili është pranuar nga palët në dialog, Kosova dhe Serbia në takimin e fundit në Bruksel të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ka shtuar se marrëveshje e 27 shkurtit në Bruksel nuk është produkt i kryeministrit Kurti.
Haradinaj në emisionin “Politiko” në Kanal 10 tregoi pse nuk kishte pranuar të zbatohej marrëveshja për Asociacionin.
Fajin për këtë, ai ia ka hedhur edhe qeverive nënshkruese të kësaj marrëveshje, siç janë PDK-ja e LDK-ja tashmë parti opozitare.
“Kosova nuk është se i ka mungu dëshira për ta përmbyllur një marrëveshje me Serbinë, por Serbia nuk ka qenë e gatshme. Tani ka ekzistu një rrezik, një kohë është kundërshtuar Asociaiconi nga opozita”
“Në qeverisjen time, ne kemi përgatitur opsione se si do të dukej Asociacioni por jemi frikësuar çdo here me dhënë përpara. Ajo ideja se po të ishte kryer Asociacioni më herët, kishim fituar në kohë, ka qenë me rrezik. Pra, ne jemi frikësuar si dhe ata që e kanë nënshkruar. Jemi frikësuar se nëse e zbatojmë marrëveshjen jo për një marrëveshje finale, atëherë cfarë kemi me dhanë na? Na u bëjke pyetja, çka jepni ju?”
“Kosova se ka bllokuar marrëveshjen finale, por s’ka pasur gatishmëri të Serbisë e të aleatëve ndërkombëtar.”, theksoi Haradinaj./Indeksonline/