Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosjes me premtimet e saja ndaj qytetarëve dhe mos realizimi i tyre në qeverisje janë mashtrim, transmeton Gazeta Metro.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj është deklaruar rreth premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje para qytetarëve të vendit dhe mos realizimin e tyre gjatë qeverisjes Kurti.
Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se një parti politike që ka qëndrime të ndryshme para se të vijë në pushtet dhe që nuk i realizon pasi të vijë në qeverisje, atëherë një gjë e tillë s’ka si të quhet ndryshe përveç një mashtrim.
“Nëse pritjet që ua ke thënë qytetarëve janë të parealizueshme, atëherë premtimet kthehen në mashtrim, pasi ato nuk mund të zbatohen”, është shprehur Haradinaj.
Discussion about this post