Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, bëhet shqiptari i parë që ka arritur të shpallet kampione bote në boksin profesionist, shkruan Gazeta Metro.
Boksieri nga Juniku dy herë në të kaluarën kishte dueluar për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, por që në të dyja rastet kishte dështuar.
Por, sonte, ashtu siç kishte thënë edhe vetë ai, sonte ishte e treta e vërteta dhe Haxhi Krasniqi bëhet boksieri i parë shqiptar si kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë (WBO, IBO).
Sonte, në meçin e zhvilluar në ‘Getec-Arena’ në Magdeburg të Gjermanisë’, Krasniqi ka mposhtur kampioni në fuqi deri më sonte nga Gjermania, Dominic Bosel, duke e ‘nok-autuar’ që në raundin e tretë. /gazetametro.net
Discussion about this post