Avdullah Hoti, ish-kryeminsitër i Kosovës nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas komenteve të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, e cila tha se është e shqetësuar për kundërshtimin e partive opozitare ndaj marrëveshjes evropiane.
Sipas tij, LDK-ja nuk është kundër partnerëve, por kundër mashtrimit.
“LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.
Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:
– e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;
– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;
– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera” – shkroi z. Hoti.
Tutje, ai shkroi se LDK-ja është për shtetin e Kosovës.
“LDK-ja është kundër mashtrimit.
LDK-ja është për shtetin e Kosovës.
LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë.” – theksoi ai.