Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha konsideron që presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ngritur si politikane duke bërë zhurmë e duke ofenduar.
E ftuar në “ATV, ajo ka folur për kohën sa Osmani ka mbajtur pozitën e presidentit si ushtruese detyrës dhe përdorimin e flamurit të Dardanisë në dokumentet shtetërore.
“Nuk kujtoj çka ka bo. Kujtoj që zakonisht është ngritur duke bërë zhurmë e duke ofenduar – kjo është diçka që e karakterizon, uroj të mos jetë e tillë si presidente. Sa ka qenë ushtruese e detyrës (së presidentit) ajo çka më ka penguar është shfrytëzimi i simboleve të cilat nuk janë brenda ligjit për simbolet shtetërore, që është stema dhe flamuri i Dardanisë që i përket në fakt LDK-së,” – ka thënë tutje Hoxha.
Discussion about this post