Tetë generalë të lartë të ushtrisë ruse janë shkarkuar që nga fillimi i pushtimit, ka pohuar Ukraina, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Oleksyi Danilo, shefi i shtabit së sigurisë së Ukrainës tha se komandantët rusë janë shkarkuar që nga fillimi i luftimeve për shkak të humbjeve të mëdha në fushëbetejë.
Putin gjithashtu thuhet se është i revoltuar me komandantët e Shërbimit ‘FSB’ të Sigurisë për raportimin e pasakt të tyre në lidhje me fuqinë e Ukrainës.
Philip Ingram, ish-zyrtar i lart i inteligjencës britanike tha për ‘The Times’ së është e qartë që Putin “është shumë i zemëruar” dhe se ai po fajëson agjensitë e tij të inteligjencës.
Discussion about this post