Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se sot ministria ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1,230,970.00 EUR.
Gjithashtu, kanë përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR.
Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR.
Discussion about this post