Një përplasje absolutisht e ashpër ka ngjarë në “Pressing” të T7, emison debatues që udhëhiqet nga ana e moderatorit Leonard Kërquki.
Debati, që eskaloi në ofendime e konkludime arbitrare për sëmundje patologjike, u zhvillua në mes Alisa Brahos e Valon Sylës. Në fakt, ishte zonja Braho e cila përdori një gjuhë absolutish bizare kundrejt Sylës, që është analist i përhershë në këtë emision.
“Ky është ndryshimi mes meje dhe teje, që ti je i sëmurë patologjikisht pas Albinit, ndërsa unë jo, e kupton?” – deklaroi ashpërsisht zonja Braho.
“Tash e lëshoj unë topin. Hajde i ke 5 minuta, tana e sheh çka ka me të gjetë” – deklaroi z. Syla.
“Bëj çfarë të duash. Mua mos më përfshijë, problemin që ti e ke, vazhdo merru me Albin Kurtin. Sa herë të flas unë këtu në këtë studio, të lutëm shumë mos më përfshijë me problemin personal që ti ke me Albin Kurtin” – ia ktheu Braho, transmeton Nacionale.
E këtu sërish ndërhyri z. Syla.
“Albin Kurti është lideri më i dobët, ndonjëherë në histori të Kosovës…E ti a je me Albinin?” – ishte pyetja e Sylës drejtuar Brahos, e cila tha se nuk është me Kurtin. “E çka po e mbron, sa herë them Albini, ti më thu mua i sëmurë patologjik. A ty vetja normal po të duket a?” – ishte gjuha që Syla zgjodhi ta përdorë kundrejt Brahos, transmeton Nacionale.
E në mes hyri edhe Parim Olluri, analist, që tha diçka jo aq të rëndësishme e denjë për ta cituar në këtë shkrim.