Në “Debat Plus” Rexhep Selimi ka debatuar me Imer Mushkolajn për tubimin e ditës së sotme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mushkolaj ka thënë se ky tubim nuk është organizuar jo rastësisht në prag të vendimit të Gjykatës kushtetuese.
Ai ka thënë se edhe heqja e masave kufizuese para datës 1 qershor nuk është bërë në mënyrë të rastësishme.
“Për mua është e pakuptueshme se si është e mundur të bëjë të grumbullohen në një vend 5,000 veta të protestojë e nuk lejohet gastronomia, nuk lejohen shkollat apo çerdhet”, ka thënë Mushkolaj.
Analisti ka kritikuar edhe mbledhjen e vonshme të qeverisë për të lejuar tubimet publike.
“Po e kritikoj lojën me dy standarde. Bën të mblidhen qytetarët të protestojnë e nuk bënë disa fusha tjera të rëndësishme të funksionojnë”, ka shtuar Mushkolaj.
Nga ana tjetër Selimi ka thënë se e konfirmon që tubimi ishte mirë i menduar dhe organizuar.
Ai thotë se megjithatë vendimet për tubime janë marrë me pëlqimin e IKSHPK-së.
“Së shpejti do të hapen edhe gastronomia, shkollat e çerdhet”, ka thënë Selimi.
Discussion about this post