Infektologu Ilir Tolaj tha se numri më i vogël i raste të reja me Covid 19 po vjen si pasojë e infektimit në numër të madh të qytetarëve që rrjedhimisht i ka bërë qytetarët imun ndaj virusit.
“Ramja e numrit të rasteve ësht si pasojë e rritjes së numrit të infektuerve që po bjen një imunitet kolektiv në Kosovë, e jo nga masat që janë marrë, arma e vetme e Kosovës është infektimi i madh i njerëzve që të fitohet imuniteti“, u shpreh ai për Gazetën Blic
Sipas Tolajt, Kosovës do t’i vijë vonë rendi ta marrë vaksinën por edhe kur do e merr aty sipas tij do të “gjuhen” politikanët që ta marrin e qytetarët do e marrin me vonesë.
“Vaksina shpejt do të jetë në vendet e zhvilluara por jo edhe për Kosovën, meqënëse jemi vend i vogël do e marrim ma vonë dhe jo për gjithë qytetarët por do e marrin puntorët shëndetësorë, policia e edhe politikanët do të gjuhen aty, popullata nuk do e marrë shpejt vaksinën”, deklaroi ai.
Tolaj tha se edhe këtë vit do të ballafaqohemi me pandeminë deri sa të fitojmë imunitet kolektiv.
“Edhe këtë vit do ballafaqohemi me pandeminë, do të kemi raste të reja. Nëse numri i infektimeve mbahet në këtë nivel shpejt do të arrijmë imunitet kolektiv më të qëndrueshëm që do e zvogëlojë numrin e ta bëjë më të përballueshëm”, tha Tolaj.
Tolaj deklaroi se numri i të vdekurve është i madh si pasojë e një sistemi jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intensiv.
“Problem është numri i rasteve të vdekjes që vjen si pasojë e një pakujdesie të shërbimeve në Qendër Klinike Universitare, ku ka sistem jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intenziv, por kjo nuk mund të ndërrohet shpejt prandaj do kemi akoma të vdekur nga virusi”, deklaroi ai.
Discussion about this post